Flash News

KRYESORE

U raportua i vdekur, gazetari rus është gjallë. Shërbimet inteligjente tregojnë pse e inskenuan vrasjen

U raportua i vdekur, gazetari rus është gjallë. Shërbimet

Arkady Babchenko, gazetari rus, i njohur si kritik i fortë i Presidentit Putin dhe që u raportua i vrarë një ditë më parë në Ukrainë, është gjallë.

Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës tha se e gjitha ishte një inskenim pasi kishte një planifikimi për vrasjen e Babchenkos dhe u inskenua vrasja e tij për të prishur komplotin.

“Dua të falenderoj familjen e tij dhe të gjithë ne dhe të përgëzoj Babchenko për ditëlindjen e tij të tretë”, tha kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, në një postim në rrjetet sociale.

Synimi i këtij inskenimi, ishte për të zbuluar agjentët rus që janë angazhuar për ekzekutimin e gazetarit. Ndërkohë, vetë Arkady Babchenko, u shfaq në televizionin ukrainas ku u shpreh se inskenimi ishte përgatitur për dy muaj.

Ditën e djeshme, autoritete Ukrainase raportuan ekzekutimin e gazetarit rus Babchenko. Ata thanë se gazetari u qëllua u qëllua në banesën e tij në Kiev dhe ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.

Të fundit