Flash News

KRYESORE

U raportua i vdekur, por 61-vjeçari pësoi vdekje klinike, flet Pipero: Zgjati, por nuk e humbëm shpresën

U raportua i vdekur, por 61-vjeçari pësoi vdekje klinike, flet

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka sqaruar rastin e 61-vjeçarit nga Tirana i cili fillimisht u raportua nga Ministria e Shëndetësisë si pacienti i pestë i vdekur këtë mëngjes, pas infektimit me Covid-19.

Pak minuta më vonë, MSH doli me një tjetër njoftim të dytë duke sqaruar se pacienti nuk kishte ndërruar jetë, por pësoi vdekje klinike.

Sipas Piperos, vdekja zgjati relativisht gjatë, por mjekët nuk e humbën shpresën për ta kthyer atë sërish në jetë.

“Situata në shërbimin e sëmundjeve infektive është shumë dinamike, sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të në të gjitha pavionet. Kemi më shumë se 40 të shtruar në spital. Secili ka problematikën e tij në varësi të moshës dhe sëmundjeve kronike. Kemi raste që janë relativisht mirë dhe shpresojmë nga dita në ditë t'i nxjerrim, kemi raste të rënda, kemi dhe raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë, por pa e humbur shpresën e personelit shëndetësor për ta kthyer atë në jetë, fatmirësisht u kthye në jetë, por vazhdon të jetë ende rëndë.

Në këtë situatë të zhvillimit të pandemisë në vendin tonë, të rasteve të shtuara dhe të konfirmuara çdo ditë, këmbëngul dhe u them qytetarëve të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi dhe mjafton të telefonojnë 127 për shërbimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pipero nga spitali i Infektivit.

Deri tani numri i viktimave në vendin tonë ka shkuar në katër, dy prej të cilëve humbën jetën në 24 orët e fundit.

https://politiko.al/u-raportua-si-viktima-e-peste-nga-covid-19-ne-shqiperi-ministria-njoftim-urgjent-ka-pesuar-vdekje-klinike/

Të fundit