Flash News

KRYESORE

U raportua si viktima e pestë nga Covid-19 në Shqipëri, ministria njoftim urgjent: Ka pësuar vdekje klinike

U raportua si viktima e pestë nga Covid-19 në Shqipëri, ministria

Shqipëria zyrtarisht mbetet ende me katër viktima nga Covid-19, pasi personi i pestë, i cili u raportua i vdekur, ka pësuar vdekje klinike.

Ky fakt është sqaruar pak minuta më parë nga Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se 61-vjeçari nga Tirana është ende në jetë, por në gjendje të rëndë.

"Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!", njofton ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i parë:

“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, njofton MSH.

Kujtojmë se në harkun kohor të 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona.

Sot në mëngjes humbi jetën një 43-vjeçar nga Kavaja, i cili ishte i shtruar në terapi intensive në spitalin Infektiv. Sipas MSH veç obezitetit, viktima nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu, mbrëmë humbi jetën edhe një 71-vjecar nga Kuçova, i cili gjithashtu vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.

Viktimat e tjera janë 73 vjecare nga Durrësi dhe një 66 vjecar nga Lushnja.

Të fundit