Flash News

KRYESORE

U rendit e dyta në Eurovision, edhe Angela Merkel "voton" Eleni Foureira-n

U rendit e dyta në Eurovision, edhe Angela Merkel "voton" Eleni

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron në Eurovizion me këngën e titulluar “Fuego”, me energjinë dhe vokalin e saj arriti të fitonte zemrëat e shumë dëgjuesve.

Por siç duket kënga e saj  nuk është pëlqyer vetëm nga publiku i thjeshtë por edhe nga rradhët e politikanëve.

Kancelarja Angela Merkel, ditën e djeshme në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor është ka thënë duke qeshur në mikrofon se pëlqen këngën “Fuego” të Elenit.

Një pjesë nga videoja ku Merkel e thotë këtë gjë e ka shpërndarë edhe këngëtarja me origjinë nga Fieri, e cila është shprehur mjaft entuziaste për “votën” e kancelares gjermane.

“Ajo votoi ‘Fuego’. Mirëserdhe në skuadrën Fouriera”, ka shkruar Eleni në Twitter.

Kujtomë se kënëgtarja u rendit e dyta në ‘Eurosong 2018’.

https://twitter.com/twitter/statuses/997225756433551360

Të fundit