Flash News

KRYESORE

U rendit si deputeti më efikas i Kuvendit, Erjon Braçe shfaqet modest: Për mua, vlen shërbimi publik për njerëzit

U rendit si deputeti më efikas i Kuvendit, Erjon Braçe shfaqet

Socialisti Erjon Braçe rezulton të jetë deputeti më efikas në Kuvend bazuar në disa kritere të marra në konsideratë nga Instituti i Studimeve Politike, që ka publikuar sot raportin për periudhën janar-korrik 2018-të.

Pavarësisht vlerësimit, Braçe ka reaguar duke u shfaqur modest dhe thekson se nuk është bërë deputet për këtë renditje, por sepse për të, vlen shërbimi publik për njerëzit.

Gjithsesi, ai nuk e mohon se i pëlqen kur e sheh këtë renditje sepse kjo dëshmon se të luftosh parlamentarizmin, ta pengosh, ta bllokosh, ta dështosh, nuk bën deputetin për të cilin je zgjedhur, nuk shërben, të largon gjithnjë e më shumë nga njerëzit.

Reagimi i Erjon Braçes:

TE VLESH SI DEPUTET, NUK DO TE THOTE TE DHUNOSH NE SALLEN E KUVENDIT!

PER MUA, VLEN SHERBIMI PUBLIK PER NJEREZIT!

Natyrisht, une nuk jam bere deputet per kete renditje, jo!

Jam ne Kuvend per bindjen time dhe, sherbimin publik ndaj atyre qe me kane votuar.

Jam ne Kuvend per drejtesine, ndershmerine, barazine, sherbimin publik, te majten-troc!

Por nuk e mohoj, me pelqen kur e shoh kete renditje.

Deshmon se, te luftosh parlamentarizmin, ta pengosh, ta bllokosh, ta deshtosh, nuk ben deputetin per te cilin je zgjedhur, nuk sherben, te largon gjithnje e me shume nga njerezit!

Keto tabela, e vrasin qarte “aksionin politik”, te dhunshem e banal ne komisionet e Kuvendit, ne Kuvend vete!

Nga ana tjeter, ketij vleresimi i mungon nje komponent shume i rendesishem; per mua i barazvlefshem me punen ne Kuvend;

PUNA E DEPUTETIT NE ZONEN E TIJ!

Eshte e lidhur drejtperdrejt me sherbimin publik ndaj njerezve; Kontaktet me ta, diskutimet, marrja e mendimit te tyre;

Me thjeshte,

Pergjigjet per ta, nga telefoni i hapur apo i mbyllur, tek pergjigjet per ta, cilatdo qofshin!

(E kuptoni qe dhe kaq mungon, nje pergjigje ne telefon qe nuk kushton hic)

Per mua kjo pune- ajo me njerezit, vlen shume!

Ndryshe nuk do ta beja me punen e deputetit!

Kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi i deputetëve

  • të propozojnë ligje të reja,
  • të bëjnë amendime të ligjeve ekzistuese,
  • të kërkojnë e zhvillojnë seancë pyetjesh në Kuvend ose interpelanca me kryeministrin ose ministra të caktuar,
  • të marrë pjesë, të diskutojë dhe të kontribuojë në punën e komisioneve të përhershme e të përkohshme parlamentare,
  • të marrë pjesë dhe të kontribuojë përmes votimit, propozimeve, debatit dhe diskutimeve në seancat plenare,
  • të zhvillojë jetë aktive në funksion të zgjedhësve që përfaqëson.

Të fundit