Flash News

KRYESORE

U rikthye pas shumë vitesh në PD, Besnik Mustafaj rrëfen se çfarë e shtyu të pranonte detyrën e re: Kushti që i vura Bashës

U rikthye pas shumë vitesh në PD, Besnik Mustafaj rrëfen se

Ish-ministri i Jashtëm, njëkohësisht anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidaturëve për deputet në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj, ka folur në lidhje me detyrën e re që i është besuar nga Basha. Në një intervistë në rubrikën “Opinion”, Mustafaj ka treguar më shumë detaje për rikthimin në PD, ndërsa rrëfen kërkesën që i ka bërë kryedemokratit para se të pranonte detyrën.

“Do të jetë një detyrë me shumë përgjegjësi. E kam pranuar me shumë ndershmëri, se nuk ka konflikt interesi. E vlerësoj si fillimi i një tradite, prandaj e quaj të rëndësishme të fillojë për mirë. Do bëhet sipas modelit britanik. Lehtësim nga ana jonë është kuadri, që është formuluar qartë nga mbështetësit e kësaj skeme, pra konservatorët britanikë.

Kam pas një bisedë me Bashën, ku i kam thënë se nëse shkoj aty, dua të jem përgjegjës për zgjedhjet e mia, pra nuk pranoj ndërhyrje nga lidershipi. Nëse nuk do të funksionojë kështu, unë do të japë dorëheqjen. Unë nuk jam një njeri që bëhem alibi ndaj dikujt tjetër. Unë nuk do të vërtetoj nëse kandidatët kanë pas lidhje me krimin, etj, pasi këto i përkasin Prokurorisë. Por unë do t’i shumë rëndësi standardeve të individit. Kjo do të jetë edhe pjesë e subjektivitetit tim, por unë aty do të jem për të zbatuar frymën”.

Të fundit