Flash News

KRYESORE

 U rizgjodh si drejtor i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli në krah të Kumbaros: Godina është skandaloze, duhet shembur

 U rizgjodh si drejtor i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli në

Në vitin 2002 ishte një nga firmëtarët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, në vend të të cilit do të ndërtohet një kullë, e poshtë tij një teatër.

Pas 15 vitesh, me hapjen e po këtij debati Hervin Çuli heshti. Pak ditë më parë ai u rizgjidh sërish drejtor i teatrit, përballë kandidaturave si Ema Andrea, Genci Fugës dhe Laert Vasilit.

Ai flet për “Gazetën Panorama” për çështjen e shembjes së teatrit, e për të ngritur në vend të tij një të ri.

“Unë i qëndroj asaj që kam thënë në 2014, kur kam shprehur shqetësimin tim për gjendjen e skandaloze në të cilin ndodhet TK. Ka ardhur koha që Tirana të ketë një godinë të re. Më duket shumë i vështirë rikonstruksioni i një hapësire që përfshin TK dhe TK Eksperimental. Kjo sepse është degradim i sallës aktuale, e veç këtyre ka edhe probleme të tjera me hapësirat që i nevojiten këtij institucioni. Na duhet një hapësirë 5-fish më e madhe për magazinimin e dekoreve, gardërobës, kostumet po kalben mbi njëra-tjetrën, lagështira është e tmerrshme, pa folur për problemet e skenës. Edhe arnimet dhe shtesat që janë bërë ndër vite më shumë e kanë rënduar gjendjen e teatrit”, është shprehu Çuli.

Kujtojmë se Çuli nuk u ndje në protestën e aktorëve të teatrit, të cilët u ngritën dhe kundërshtuan projektin për shembjen e teatrit dhe ndërtimit të një kulle në vend të tij. Ai u shpreh se nuk ka reaguar për shkak se ishte në fazën e rikandidimit si drejtor dhe se qëndrimi i tij mund të ndikonte në zgjedhjen e tij si drejtor.

Të fundit