Flash News

KRYESORE

U shënoi tre gola, drejtuesit e Lushnjës s’i japin topin sulmuesit të Skënderbeut; kjo është arsyeja

U shënoi tre gola, drejtuesit e Lushnjës s’i japin topin

Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme përballë Lushnjës në javën e 33-të të Kategorisë Superiore duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion.

Ndeshja përfundoi 4:2, ku tre gola për korçarët u shënuar nga sulmuesi Ali Sowe. Pas takimit lojtari u shpreh i lumtur për tripletën, por i mërzitur me faktin se drejtuesit e Lushnjës nuk i dhanë topin, të cilin donte ta kishte si kujtim nga kjo ndeshje.

“Ne kemi numër të kufizuar topash, nuk mund ta japin”, i thanë drejtuesit e Lushnjës lojtarit nga Gambia.

Të fundit