Flash News

KRYESORE

U shfaq duke kërcyer dhe në gjendje të dehur, policia reagon pas videos së shefit të Rendit në Delvinë

U shfaq duke kërcyer dhe në gjendje të dehur, policia reagon pas

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqej shefi i Komisariatit të Delvinës duke kërcyer dhe në gjendje të dehur, teksa ishe i veshur me uniformën e punës.

Policia njofton se ka urdhëruar pezullimin e tij nga detyra ndërsa me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësit në fjalë të policisë.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet Specialisti i Rendit në Komisariatin e Policisë Delvinë, P.Xh., duke kryer veprime jo etike pasi ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, Drejtori Policisë Vendore Vlorë, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka kryer pezullimin e menjëhershëm të tij.

Njëkohësisht Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale për nisjen e hetimit disiplinor ndaj këtij punonjësi”, njofton policia.

Të fundit