Flash News

KRYESORE

U shfaq me shallin e Partizanit, tifozët e Tiranës tallen me Veliaj: Një kryetar me shumë huqe

Para pak ditësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shfaq së bashku me drejtuesit dhe lojtarët e Partizanit duke mbjellë pemë pranë Liqenit Artificial, madje kishte edhe një shall të kuq në qafë me logon e Partizanit.

Sjella e kryebashkiakut nuk është pritur mirë nga tifozët e Tiranës, pasi bashkia zotëron 34% të aksioneve të Klubit të Tiranë, ndërkohë që Partizani dhe Dinamo nuk financohen nga ky institucion.

Nga transferta në Berat, “Fanatiks” kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej “Kryetari me shumë huqe, aksioner i veshur me të kuqe”, çka është një thumb për Veliajn.

Të fundit