Flash News


KRYESORE

U shfaq si ekselente në takimin me Ramën, rrjeti nxjerr zbuluar “studenten”; punonjëse prej tre vitesh në Bashkinë e Tiranës  

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me studentët ekselentë, lidhur me ‘Paktin për Universitetin’ dhe fituesit që bëhen pjesë e administratës publike.

Disa prej tyre dhanë ide mbi këtë platformë, ndërsa tërhoqi vëmendjen njëra prej vajzave e prezantuar si studente ekselente që fitoi një vend pune fale rezultateve ekselente.

Enkelana Shala u prezantua si një prej studentëve që fitoi një mundësi punësimi në administratë fale ‘Paktit për Universitetit’ siç na e prezanton kryeministri, por rrjetet sociale i nxjerrin zbuluar.

Siç duket, në profilin e “studentes” rezulton se vajza nuk ka filluar punë së fundmi, por është e punësuar në Bashkinë e Tiranës që prej vitit 2016, si juriste.

Rasti u denoncua fillimisht nga kreu i FRPD Belind Këlliçi, i cilio shkruan:

"Kur as rrena s’te ben me derman!

Platforma “Pune te Mbare” sjell mashtrimin e rradhes te Edi Rames.

Ekselentja Enkelana Shala qe foli e mallengjyer e me fjale te embla perpara Liderit Suprem qe i gjeti pune per shkak te merites, rezulton prej tetorit 2016 e punesuar ne Bashkine e Lali Erit, ne Ndermarrjen nr.3 te Punetoreve te Qytetit.

Ne 2015 nderkohe ka bere intership prane Ministrise se Jashtme.

Aktivitet e Rames "t’u hedhim hi syve shqiptareve" nuk e shpetojne dot me! Koha ka ardhur per ta shembur njehere e mire sistemin e genjeshtert qe ka ngritur Edi Rama ne cdo qelize te qeverise e ne cdo cep te vendit.

Bashke me date 16 mars, per ti dhene shprese cdo te riu shqiptar”.

Të fundit