Flash News

KRYESORE

U shit 126 mln euro, pasuesi i CR7 shpreh pendesën me një fjali

U shit 126 mln euro, pasuesi i CR7 shpreh pendesën me një fjali

Atletico Madrid në verën e kaluar shpenzoi plot 126 milionë euro për të transferuar talentin Joao Felix nga Benfica. Portugezi është praktikisht blerja e tretë më e shtrenjtë në historinë e futbollit.

Pritej shumë nga 20-vjeçari, por deri tani ai nuk ka funksionuar në skemat e trajnerit Diego Simeone. Djaloshi konsiderohet pasuesi i Ronaldos, por në 15 ndeshje të luajtura ka shënuar vetëm 2 gola (bëhet fjalë për ndeshjet në kampionat).

Keqardhjen e tij për këtë periudhë Felix e ka shprehur hapur në një intervistë të dhënë së fundmi për “Mundo Deportivo”. Ai e ka pranuar se nuk ndihet mirë në Madrid. "Tani e kuptoj se sa i lumtur kam qenë te Benfica”, është shprehur sulmuesi, i cili mund edhe të largohet nga bardhekuqtë.

Të fundit