Flash News

KRYESORE

U shkarkua ditën e parë të shkollës, Shahini nis sulmet ndaj Ramës

U shkarkua ditën e parë të shkollës, Shahini nis sulmet ndaj

Ministrja e shkarkuar e Arsimit, Besa Shahini, në një intervistë pas largimit të saj nga posti nuk i ka kursyer kritikat për opozitën, e cila -sipas saj- “duke qenë se nuk ka patur vend të kritikojë punën e Ministrisë së Arsimit”, e kanë sulmuar për dialektin.

‘Jam ndier e fyer shpesh nga opozita. Ka pasur ish-deputetë të Partisë Demokratike, deputetë aktual, këshilltarë apo analistë që më kanë fyer për dialektin.

Nuk kanë pasur vend të kritikojnë punën e bërë nga Ministria e Arsimit, dhe sulmet dhe kritikat janë bërë për dialektin tim. Por kështu ata kanë fyer të gjithë veriorët. Nuk mund t’i thuhet një personi kthehu andej nga ke ardhur. Kanë përdor një gjuhë gati gati raciste’, tha Shahini.

Më tej, në intervistën e saj në “Open”, Shahini ka befasuar me deklaratën e saj për bindjet ideologjike, kur u shpreh se është më e majtë se Rama dhe PS. Sipas ish-ministres, Partia Socialiste shqiptare është më centriste seç do të donte ajo.

“Unë jam më e majtë në ideologji se sa e majta e Ramës. PS nuk është e majta e vjetër apo ajo populiste, është një e majtë centriste, por jo aq sa do të doja unë. Kjo nuk ka qenë problem apo ja ndarje mes meje dhe Ramës, pasi mes nesh nuk ka ndarje”, shprehet Shahini.

Të fundit