Flash News

E-TJERA

U shkarkua në Shqipëri, Kroacia e bën drejtor baleti të Teatrit Kombëtar

Balerini dhe koreografi shqiptar, Ilir Kerni, u emërua si drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit në Kroaci. Ai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023, ndërkohë që në Shqipëri u shkarkua nga kjo detyrë.

Urimet e para ai i mori nga shumë personazh, ndër to edhe nga sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho.

Nisur nga largimi i tij nga detyra si drejtor i teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës dy vjet më parë, Jaho përgëzoi kroatët për largpamësinë dhe vlerësimin ndaj një vlere artistike shqiptare.

“Urime Ilir Kerni për emërimin e merituar si Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit (2019-2023) dhe komplimenta kroatëve për largpamësinë dhe vlerësimin ndaj një vlere artistike kombëtare shqiptare si ju…”, shkroi Jaho në Facebook.

Shkarkimi i Kernit dy vjet më parë nga Këshilli i Ministrave erdhi pasi ai më parë kishte paraqitur dorëheqjen i zhgënjyer që kishte besuar në premtimet e mëhershme të Qeverisë së Edi Ramës për politikat e artit.

Të fundit