Flash News

KRYESORE

U shkarkua nga detyra pas sulmit në KZAZ-në e Bushatit, Zef Hila dëshmon në polici

U shkarkua nga detyra pas sulmit në KZAZ-në e Bushatit, Zef Hila

Kreu i shkarkuar i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, është thirrur sot pasdite në polici. Kjo vjen  pas sulmit ndaj KZAZ në Bushat, të cilës ju vu zjarri.

Mësohet se Hila është shprehur para uniformave blu se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës dhe më pas është larguar nga komisariati.

Procesi zgjedhor në Vaun e Dejës u shoqërua me tensione të forta mes mbështetësve të opozitës dhe policisë. Gjatë përplasjes, protestuesit i vunë zjarrin shkollës “Ndre Mjeda” në Bushat, ambient ku ndodhej KZAZ-ja.

Të fundit