Flash News

KRYESORE

U shkarkua nga detyra se abuzoi me fondet, rikthehet me projektin e ri ish-drejtoresha e teatrit

Pak muaj pasi u shkarkua nga detyra si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kukullave, Monika Lubonja paralajmëron një rikthim të ri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Lubonja shkruan se së shpejti vjen me një projekt të ri, sërish me fëmijët.

“Me një vizion të ri bashkë me fëmijët. Së shpejti”, shkruan ish-drejtoresha pa preferuar të japë detaje për këtë rikthim.

Në mes të muajit mars të këtij viti, Lubonjë u shkarkua nga detyra pak ditë pas publikimit të rasteve të shitjes së repertorit të shfaqjes së Teatrit te Kukullave për aktivitete private dhe një tender për kupat e 70 vjetorit të Qendrës Kulturore Kombëtare te Fëmijëve, të drejtuar nga ajo.

Kujtojmë se Prokuroria nisi hetimet ndaj saj për keqnaxhimin, abuzimin me fondet dhe shpërdorimin e detyrës nga Monika Lubonja.

Të fundit