Flash News

KRYESORE

U shkarkua nga detyra si Myftiu i Tiranës, kush është Ylli Gurra, njeriu i Veliajt dhe krahu i Erdogan në KMSH  

U shkarkua nga detyra si Myftiu i Tiranës, kush është Ylli Gurra,

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë liroi nga detyra Ylli Gurrën, nga posti i Myftiut të Tiranës.

Në vend të tij emëroi Lauren Lulin, i cili prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së dhe pas shkarkimit, Gurra merr një tjetër post, atë të këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Por kush është Ylli Gurra, një emër jo pak i përfolur edhe në sferën politike në vend dhe përtej saj.

Gurra ka studiuar në Stamboll. Që pas luftës së shpallur mes Erdogan dhe Gylen, Gurra këto vitet e fundit është shfaqur më shumë në publik madje edhe në krah të kryeministrit Edi Rama duke eklipsuar deri diku rolin e kreut të KMSH, Skëndër Brucaj . Gurra konsiderohet si krahu i Erdogan në KMSH dhe i preferuar i tij në kë këtë komunitet.

Gurra shquhet për një mbështetje të fortë politike nga partia në pushtet dhe kryesisht nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

I konsideruar si njeriu i Veliajt brenda KMSH-së, Ylli Gurra ka bërë disa dalje mediatike në krah të kryebashkiakut, ku nuk kanë munguar as mesazhet politike. Në maj të 2018-ës, mediat raportuan se Komunitetin Mysliman kishte vendosur të shkarkonte Gurrën nga drejtimi i myftinisë për shkak se kishte shkaktuar probleme në daljet mediatike, pa lejen e KMSH-së, një vendim që më pas u tërhoq.

Gurra ishte kandidat për kreun e KMSH-së në zgjedhjet e 2 marsit, por nuk arriti të fitonte përballë Bujar Spahiut.

Zgjedhjet në Komunitetin Mysliman; miku i Erion Veliajt përballë ‘armikut’ të Erdoganit

Të fundit