Flash News

KRYESORE

U shkarkua nga Haki Çako një vit më parë, ish –drejtori i Durrësit padit Policinë e Shtetit

U shkarkua nga Haki Çako një vit më parë, ish

I shkarkuar në vitin 2017 pas akuzave për lidhje me trafik droge, ish-drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullhaj kërkon rikthimin e tij në detyrë.

Ish-drejtorit ka paditur në Gjykatë Policinë e Shtetit ka depozituar një padi në Gjykatën administrative të Tiranës. Ditën e  djeshme u zhvillua edhe seanca e parë gjyqësorë.

Sipas shqiptarja.com, në seancën e djeshme nuk është marrë asnjë vendim, por është bërë vetëm njohja me çështjen.

Ish-kryepolici i Durrësit, Perlat Çullhaj u largua nga Policia e Shtetit  në prill të vitit 2017 nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako. Çullhaj u shkarkua bashkë me disa drejtorë të tjerë policie. Ai u vu në qendër të akuzave nga opozita për lidhje me trafikun e drogës.

Sot Çullhaj kërkon rikthimin në detyrë duke shfuqizuar urdhrin e mëparshëm të Haki Çakos.

Të fundit