Flash News

KRYESORE

 U shkarkua nga puna pas vargjeve për Cakajn, Bejtja: Kjo qeveri është bërë për t’u tallur; Dylgjeri ‘dëshmori’ i parë i Zuckerberg

 U shkarkua nga puna pas vargjeve për Cakajn, Bejtja: Kjo qeveri

Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë Ylli Dylgjeri është shkarkuar nga detyra e drejtorit në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP-ve .  Shkak janë bërë disa statuse të tij humoristike që ka përdorur ndaj ministrit të Jashtëm të deleguar, Gent Caka.

Lidhur me këtë fakt, ka reaguar edhe analisti dhe gazetari i njohur Andi Bejtja. Në një status në rrjetet sociale, Bejtja ironizon vendimin për shkarkimin e specialistit, duke shkruar se Dylgjeri është ‘dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri’.

“Dikush mund te mendoje se po te mos kishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do ishte pushuar nga puna... Zyrtarisht Dylgjeri eshte deshmori pare i Facebook ne Shqiperi..Ne shekullin 21 nuk e mendoja kurre qe administrata e nje vendi do ishte aq e pakujdeshme sa ta pushonte nje nenpunes te saj duke i renditur grimcat satirike ne Facebook...Por dhe te mos kishte Facebook te jeni te sigurte Dylgjeri me mentalitetin e kesaj qeverie do te pushohej nga puna: se do e gjente nje menyre per tu tallur, se eshte bere per tu tallur. Kshu ka bere Dylgjeri me cdo qeveri qe eshte bere per tu tallur: ka bere keshtu ne 91 92: ka bere keshtu ne 97 edhe pse te Koha Jone merej me reklame dhe Jo me shkrime: ka bere me Nanon ne tavoline edhe pse punonte per te.,.Jam I bindur qe Ylli do vazhdoje te jete i njejti nuk mund te ndryshoje 50 e kusur: e mar me mend dhe hapin tjeter, do ankohet te Portali Shqiperia qe duam per te vertetuar edhe njehere se nuk eshte thjesht zyrtarisht deshmori i pare I Facebook, por fatkeqesisht per ne dhe demokracine tone, shume e shume me shume se nje deshmor I Zuckerberg”, shkruan Bejtja.

 

Vargjet e Dylgjerit për Cakajn:

Vargje nga Samiti i Diasporës 2019

Atje ku lind Dielli,

Atje ku të pjell edhe gjeli,

Atje ku të shpëton kaka,

Atje reciton Gent Caka…

Të fundit