Flash News

KRYESORE

U shkarkua nga Rama, Gjykata dëmshpërblen ish-kreun e Hipotekës

U shkarkua nga Rama, Gjykata dëmshpërblen ish-kreun e Hipotekës

Një vit më pare, ish kreu i Hipotekave në Korçë u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, ndërsa sot Klajdi Terova është dëmshpërblyer financiarisht nga gjykata e këtij qyteti me 10 rroga.

Terova refuzoi kërkesën e kryeministrit, duke paditur Ministrinë e Drejtësisë për pushim të paligjshëm nga puna.

“Dorëheqja nuk paraqet vullnetin tim të lirë, nuk e gjej veten tek akuzat e kryeministrit. I kërkoj gjykatës dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga puna”, thuhej në kërkesën e dorëzuar nga Terova.

Gjykata e Korçës pranoi argumentet e Terovës, duke caktuar si masë dëmshpërblimi për pushimin nga puna 10 rroga mujore me vlerë mbi 1 mln lekë të reja.

Kujtojmë që Klajdi Terova u shkarkua në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri Rama gjatë një takimi publik me regjistruesit e vendit.

Rama iu kërkoi të gjithë regjistruesve dorëheqjen, për shkak të cenimit të interesave të qytetarëve.

 

Të fundit