KRYESORE

U shkarkua si zv/ministër, Ervin Demo nis punën për t’u zgjedhur kryebashkiak i PS

U shkarkua si zv/ministër, Ervin Demo nis punën për t’u

Ervin Demo u shkarkua nga posti i zv/ministrit të Arsimit për shkak se pasardhësi i tij në këtë detyrë, Taulant Muka, denoncoi plagjiaturën që ai kishte kryer në shkrimet e publikuara në revistat e huaja. Por largimi nga Ministria për plagjiaturë e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës nuk do e pengojë karrierën e tij politike, por përkundrazi, po favorizohet me shpejtësi.

Politiko.al mëson se Ervin Demo konsiderohet kandidati më potencial brenda Partisë Socialiste për të garuar për bashkinë e Beratit në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të. Ai është pjesë e grupit të punës së kësaj partie për Beratin, ndërkohë që së bashku me Blerina Gjylametin, ka zhvilluar së fundmi takim me strukturat e këtij qyteti. Kujtojmë se deputetja Gjylameti ishte përfshirë në të njëjtin skandal të plagjiaturës si Demo.

Ervin Demo ka lindur në Berat, ndërkohë që pas studimeve të larta, aktivitetin e tij profesional e ka zhvilluar në Tiranë.

Të fundit