Flash News

KRYESORE

U shkarkuat apo dhatë dorëheqjen? Besa Shahini flet për simbolikën e largimit si ministre ditën e parë të shkollës

U shkarkuat apo dhatë dorëheqjen? Besa Shahini flet për

Besa Shahini sot u largua nga kryeministri Edi Rama si ministre e Arsimit dhe u zëvendësua nga deputetja e Elbasanit, Evis Kushi.

Duke folur në Open në Top Channel, Shahini sqaroi fillimisht nëse u largua vetë apo u shkarkua nga kryeministri.

“Kam pasur një komunikim me kryeministrin Edi Rama më herët ku I kam kërkuar që të lirohem dhe pse jam e gatshme të jap kontribut. Por duhet theksuar se ndryshe jep kontribut kur je pjesë e kabinetit dhe ndryshe kur nuk je pjesë e kabinetit. E prisja që sot të bëhej shkarkimi. Kemi diskutuar me kryeministrin prej kohësh”,  tha Shahini.

E pyetur se cila ishte simbolika që u largua ditën e parë të shkollës, Shahini thotë: “Nuk e di të ketë ndonjë simbolikë. Por kjo është një pyetje që duhet t’ja bëni kryeministrit”, u shpreh Shahini.

Të fundit