Flash News

KRYESORE

U shkel 5 qershori me Kodin e ri? Varhelyi: E shoh me mendje të hapur, për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen

U shkel 5 qershori me Kodin e ri? Varhelyi: E shoh me mendje të hapur,

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi ka analizuar debatin politik në Shqipërisë, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin e ri Zgjedhor dhe nëse në këtë rast u shkel ose jo marrëveshja e 5 qershorit, siç akuzon opozita dhe presidenti Ilir Meta.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Várhelyi thotë se për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen, e sheh atë ligj me një mendje të hapur, por shton se nuk mund të kufizohet e drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione.

“Sa i përket reformës zgjedhore ne për momentin po analizojmë votimin në Kuvend, por duke u bazuar në debatin politik që është bërë më parë, ose gjatë gjithë procesit të votimit në kuvend të hënën,  duket ka të bëjë me një çështje në thelb, pra për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen, pra do lejohen me anë të këtyre reformave atëherë ne mund ta shohim atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicioneve, për ne është çështje kyce.  

Me anën e këtyre reformave atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj në një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicionet. Është çështje kyce, për reformat e 5 qershor, në bazë të asaj marrëveshje shpresoj që të marrin pjesë partitë në zgjedhje. Do takohem me Bashën pas këtij takimi”, deklaroi Varhelyi.

 

Të fundit