All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

U shkoi në takim për t’i kundërvënë ndaj gazetarëve, Rama thyen pas 6 ditësh premtimin e dhënë publikisht për mjekët

U shkoi në takim për t’i kundërvënë ndaj
All - Paragraf - 1

Në takimin që zhvilloi më 26 mars me mjekë dhe infermierë, kryeministri Edi Rama u përqëndrua sërish në sulmet ndaj mediave, ndërkohë që gazetarët i bënte indirekt përgjegjës për rastet e dhunës ndaj bluzave të bardha.

All - Paragraf - 3

Por në fjalimin e gjatë që mbajti aty, Rama nuk foli në asnjë moment për rritjen e rrogave në sektorin e shëndetësisë, të cilën e kishte premtuar në tetor të 2018-ës se do të realizohej më 1 prill të 2019-ës. Në atë periudhë, kur diskutohej buxheti i vitit 2019-të, kreu i Qeverisë premtoi publikisht rritje me 10% të rrogave për punonjësit e shëndetësisë. Sot është 1 prill dhe ky vendim nuk ka hyrë në fuqi.

Vetëm gjashtë ditë nga fjalimi që Rama mbajti përpara mjekëve, premtimi për rritjen e rrogave është thyer, çka u la të kuptohet edhe më 26 mars.

“Duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin dhe kështu ka qenë edhe për rritjen e pagave më parë, kështu do të jetë përsëri, për mjekët, për infermierët, për mësuesit dhe për ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë. Besojmë shumë që është e domosdoshme dhe faktikisht do të jetë një rritje prej 10%”, do të shprehej publikisht kryeministri Rama më 17 tetor të vitit të kaluar.

(Qeveria drejt anulimit të rritjes së rrogave, gazetari Tomorri: Mjekëve dhe mësuesve, kryeministri u la 1 prillin)

Por duke pritur një reflektim të kryeministrit për këtë premtim të pambajtur dhe që prek një prej sektorëve më të rëndësishëm të shoqërisë, le të kujtojmë edhe një herë sulmet që ai u bëri gazetarëve në takimin me mjekët:

  • Nga fillimi i 2018-ës deri sot kemi 340 mjekë të rinj të punësuar në sistem, në ndërkohën kur kazani zien për mjekët që kanë ikur të gjithë dhe në Shqipëri kanë ngelur vetëm veterinerë që shërbejnë në spital.
  • I kam parë të katër rastet e agresionit, një nga një. I kam lexuar në detaj përshkrimet e skenave, çfarë ishte duke bërë mjeku, çfarë i tha, çfarë i sugjeroi, çfarë i rekomandoi mjeku agresorit dhe çfarë përgjigje mori, duke përfunduar deri dhe në spital. Kjo është barbari që frymëzohet në një atmosferë ku dhuna duket si opsion demokratik, madje si i vetmi opsion demokratik, duke u komentuar dhe duke u predikuar nga lloj – lloj kadrinjsh që shfaqen si opinionistë, analistë.
  • Ndryshimi i Kodit Penal, lidhur me përcaktimin e mjekimit të pakujdesshëm, neglizhencës në mjekim, bazuar në praktika ndërkombëtare e standarde ndërkombëtare, jo në emocionet mediatike, duke i krijuar mjekëve qetësi dhe duke i dhënë garanci në ushtrimin e profesionit të tyre është një domosdoshmëri.
  • Sot që flasim, kush nuk sheh dallimin midis së sotmes dhe të djeshmes ka nevojë për një shërbim të kujdesshëm okulistik. Nëse tek okulisti del që është në rregull nga sytë, ka nevojë për psikolog. Kjo është mëse e qartë. Për psikolog që ta ndihmojë të dalë nga psikoza e negativitetit dhe e të keqes së hapur  si vaji në lakra, kanal më kanal dhe portal më portal në Shqipëri.
  • Kështu që është komplet e kundërta e asaj që pikturohet dhe komentohet nga gjithë vala e vulgaritetit të rrjeteve sociale dhe të kanaleve e portaleve që i targetojnë mjekët sikur janë djalli vetë. E kundërta është e vërtetë.

Të fundit