Flash News

KRYESORE

U shkrumbua brenda makinës, viktima nga Kosova dyshohet për lidhje dashurie me vajzën nga Fushë-Kruja

U shkrumbua brenda makinës, viktima nga Kosova dyshohet për lidhje

Ditën e sotme një trup i pa jetë u gjet në Fushë Krujë. Ndonëse akoma pritet të dalë rezultari i ADN-së, mendohet se  trupi i përket 57 vjeçarit nga Kosova, Xhafer Osmani, pronarit të makinës së djegur.

Policia e Kosovës ka deklaruar se familjarët e tij e kanë denoncuar se kishte humbur, ndërsa Osmani, rezulton se është futur në Shqipëri në 29 prill 2018

Burime thonë se ngjarja është drejt zbardhjes, ndërsa gazeta “Panorama” shkruan se paraprakisht dyshohet që viktima kishte një lidhje dashurie me një femër në Fushë-Krujë.

Ndërsa vetëm ADN-ja e viktimës do të zbardhë të vërtetën.

Të fundit