Flash News

KRYESORE

"U shkund pluhuri!", Rama 'shfrytëzon' Valbonën për 'sulme' ndaj opozitës: Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftëra absurde

Qendra e re turistike e Valbonës ka hapur dyert për turistët. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se kjo qendër është pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ndërkaq, Rama nuk ka kursyer as sulmet ndaj opozitës, për ndërsa shprehet se “këto 7 vite janë shkundur pluhurat e harresës të atyre që e kanë shfrytëzuar Tropojën vetëm për vota e luftëra absurde politike.”

Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.

Të fundit