Flash News

KRYESORE

U shndërrua në hero për shpëtimin e Bibliotekës Kombëtare, sot zjarrfikësi arrestohet nga policia

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar Lorenc Hatian, inspektor i Zjarrfikëses.  Arrestimi i tij është bërë për shkak të dhunës në familje.

Hatia akuzohet për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”, pasi dyshohet se  në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Por Lorenc Hatia nuk është i panjohur për publikun sepse më 16 mars të 2017-ës u shndërrua në hero pas luftës me flakët në ambientetet e Bibliotekës Kombëtare. Ai u falënderua publikisht nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe mori përgëzime të shumta nga qytetarët në rrjetet sociale.

Të fundit