Flash News

KRYESORE

U shoqërua nga policia bashkë me protestuesit, Luçiano Boçi: Hakmarrje meskine e Ramës

U shoqërua nga policia bashkë me protestuesit, Luçiano

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i cili u shoqërua në polici bashkë me protestuesit e tjerë që i bllokuan rrugën kryeministrit Edi Rama u shpreh për median se kjo është ajo hakmarrja meskine e Edi Ramës.

“Kjo është ajo hakmarrja meskine e Edi Ramës, për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimit e tyre dhe ndaluan ardhjen e tij në Elbasan. Këta kërkojnë të burgosin opozitën, por opozita nuk mund të burgoset se opozita janë të gjithë qytetarët.  Veprimi i sotëm tregon se policia është vënë totalisht në shërbim të Edi Ramës”, tha Boçi.

Më tej ai u shpreh se qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar, ndaj kryeministrit dhe kësaj qeverie.

“Të gjithë pamjet e regjistruar nga media, por edhe nga qytetarët që kanë qenë aty kanë treguar se policia ka qenë e armatosur deri në dhëmbë. Ka provokuar ka sharë ka fyer qytetetarët, vetëm e vetëm që kryeministri të kalonte i qetë. Administrata ishte e marrë me zor, me autobuzë. Ditët e Ramës janë të numëruara”, u shpreh më tej ai.

Të fundit