Flash News

KRYESORE

“U shpall në kërkim” nga gjykata, ‘bëhet i gjallë’ Bujar Nishani: Të shohim nëse drejtësia do të funksionojë

“U shpall në kërkim” nga gjykata, ‘bëhet i

Ish-presidenti Bujar Nishani ‘bëhet i gjallë’ pasi Gjykata e Tiranës “ e shpalli në kërkim”.

Gjykata  i ka dërguar një fletëthirrje ish-presidentit Bujar Nishani për t’u paraqitur në seancë, pas padisë së ngritur në ngarkim të tij nga trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Christian Panucci.

Në vendimin e gjykatës thuhet se pandehuri Bujar Nishani ka ndërruar adresë dhe i kërkon gjendjes civile që të gjejë adresën e saktë të ish-presidentit për t’i dërguar fletëthirrjen për në seancë.

Megjithatë, Nishani në një status në rrjtetet sociale nuk reagon për këtë temë, por për kallzimin e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Opozita e Bashkuar kallëzon penalisht Kryeministrin shqiptar.

Padia për krime serioze përfshirë pengimin e drejtësisë.

Të shohim nëse drejtësia do të funksionoj e pavarur ????”, shkruan Nishani.

Të fundit