Flash News

KRYESORE

U shpall në kërkim për vrasjen e Artan Cukut, flet Bujar Daka: Jam i lirë, s'kam para për të ngrënë e jo të paguaj vrasës

U shpall në kërkim për vrasjen e Artan Cukut, flet Bujar Daka:

Policia ka shpallur në kërkim Bujar dhe Florian Daka, si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku.

Në një rrëfim për “News24″ Bujar Daka deklaron se nuk është ndaluar dhe as marrë në pyetje nga policia.

“S’jemi ndaluar dhe as marrë në pyetje nga policia. Jam në shtëpi duke kryer punime. S’kam lidhje me vrasjen e Cukut, jam i lirë. Kam qenë në burg në Zvicër, por Mikel Shallarin nuk e njoh. Shallarin e kam parë vetëm në televizor. Nuk kam asnjë lidhje me të. Ne nuk kemi për të ngrënë e jo më të paguajmë vrasës. Jam i lirë dhe nuk e di pse policia ma përmend emrin. Edhe vëllai, Floriani është i lirë”, ka deklaruar Bujar Daka.

Policia tha sot se dy vëllezërit Bujar dhe Florian Daka janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë porositur vrasjen e komisar Cukut me motiv hakmarrjen. Pasi vëllai i tyre Agim Daka u vra në zyrën e komisarit në vitin 2005 dhe ngjarja u raportuar si vetëvrasje.

 

Të fundit