Flash News

KRYESORE

U shpall i pafajshëm pas aksidentit, Aqif Rakipi shpërndan mish në lagjen ku ka lindur

Vetëm disa ditë më parë deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi u përfshi në një aksident tragjik ku për pasojë humbi jetën një person, aksident nga i cili deputeti u shpall i pafajshëm.

Por, sot Rakipi i PDIU ka zgjedhur të zhvillojë ritualin e festës së Kurban Bajramit në lagjen ku  ka lindur duke shpërndarë mish.

“Me rastin e festes te Kurban Bajramit deshiroj tju uroj te gjitheve gezuar mbaresi dhe miresi per ju dhe per familjet tuaja. Sot sikurse ne te gjithe Kurban Bajramet e tjere familja jone kreu ritin e prejes te kurbanit. 50 deshe ishin te destinuar qe te flijoheshin per Zotin ne kete dite te bekuar dhe mishin e tyre i ndame familjeve me ne nevoje te qytetit tone. Duke shpresuar se kemi kenaqur sado pak keto shtresa ne nevojë dhe kemi kthyer buzeqeshjen e te pervuajtureve te lagjes ne te cilen jam rritur ju uroj edhe njehere nga zemra Gezuar Kurban Bajramin qofte i begate per te gjithe. Me respekt Aqif Rakipi.”, shkruan deputeti.

 

Të fundit