Flash News

KRYESORE

“U shpërbë dyfishi i grupeve kriminale”, ish-deputeti i PD-Ramës: Për ty mjafton që kriminelët “hëngshin kokat e veta”?!  

“U shpërbë dyfishi i grupeve kriminale”, ish-deputeti i

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit, kur tha se gjatë 2019-ës janë shpërbërë dyfishi i grupeve kriminale.

Sipas ish-deputetit, mes këtij krahasimi, shefi i qeverisë nuk pati guxim të përballet me 57 vrasjet e kryera gjatë vitit që lamë pas, duke shkaktuar 63 viktima në total sipas statistikave.

“Rama, ne 107 vjetorin e Policise se Shtetit qenka krahasuar me Policine e Ismail Qemalit!

E megjithe kete krahasim te mundimshëm, kryeministri nuk paska gjetur guxim te perballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019;

nuk i paskan ardhur nder mend qe 128 drejtues te “Policise qe deshi” i’u përfshinë ne kanabizimin e vendit;

se 3 drejtuesit e larte te tij ne Vlore i ka ende ne arrati;

asnje fjale per oret shtese te papaguara dhe kushtet mizerabel;

asnje grimase per viktimat e krimit te ketij fillimviti.

Vleresimi i vertete per policine qe deshi dhe qe e shpartalloi dora vete ai, per te lartesuar krimin dhe Mafian, eshte se e ka shnderruar policine thjesht ne nje sherbim funerali qe vecse mbledh kufomat e krimit!

E ne fakt perse i duhet Policia, perderisa per te mjafton qe kriminelet “hengshin kokat e veta”?! “, shkruan ish deputeti, duke iu përgjigjur kryeministrit, i cili ndër të tjera tha: “2019 është vit domethënës për për policinë e shtetit, i komplikuar dhe i pakrahasueshëm me asnjë vit tjetër gjatë të cilit të gjithë treguesit të kriminalitetit dhe veprave penale njohën rënie. 2019-ën u shpërbënë më shumë se dyfishi i grupeve kriminale krahasuar me 2018-ën, u shumëfishuan astetet e sekuestruara mbi 60 mln euro, u rrit forca goditëse”.

Të fundit