Flash News

KRYESORE

U shtrua në Sanatorium pas gjendjes së përkeqësuar, mjeku reanimator fiton betejën me Covid19

U shtrua në Sanatorium pas gjendjes së përkeqësuar, mjeku

Mjeku reanimator në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, Alban Hatibi fiton betejën me covid-19.

Pasi u shtrua në spitalin ku punonte prej 30 vitesh, mjeku duket se ia ka dalë, duke u shëruar nga virusi i ri.

Lajmi është konfirmuat nga kolegët e doktorit, por edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Një lajm i mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor, në përballjen e pazakontë me COVID19!

Dr. Alban Hatibi, mjeku i përkushtuar prej 30 vitesh në shërbimin e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” sot e fitoi betejën e tij me Covid19”, shkruan ministrja.

Të fundit