Flash News

KRYESORE

U shty nga tërmeti, ultimatumi i Ramës për socialistët kur prezantoi platformën ‘anti-KÇK’: Kush s'e voton...

U shty nga tërmeti, ultimatumi i Ramës për socialistët kur

Miratohet nga qeveria paketa ‘anti-KÇK’, dy muaj pasi kryeministri Edi Rama prezantoi për dy orë në ‘Art Turbina’, më 25 nëntor, një ditë para tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe shumë ndërtesa të shembura dhe të dëmtuara në Tiranë, Durrës, Krujë, Kurbin e rrethinat përreth.

Gjatë prezantimit të platformës, Rama tha se të fortëve, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, përfshirë edhe familjarët e këtyre kategorive, do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Për këtë, ai tha se do të ngrihet një Task-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri nëse nuk provohen se janë siguruar me të ardhura të ligjshme.

Megjithatë, në fund të fjalës, Rama përcolli edhe një ultimatum për të vetët, përfaqësues të PS që ishin të pranishëm në sallë se kush nuk e voton këtë paketë, do të përjashtohet automatikisht.

“Unë kërkoj mbështetjen pa kushte të gjithë grupit parlamentar për ligjin special dhe paketën kundër KÇK pa kushte. Kush nuk e voton këtë paketë është i përjashtuar automatikisht nga grupi parlamentar i PS”, deklaroi dy muaj më parë kryeministri.

“Ky do jetë akt normativ i qeverisë që do nënshkruhet të hënën”, tha Rama që nënkuptonte se pritej pas një jave, por që shumë projekte morën tjetër rrjedhë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga tërmeti.

Të fundit