Flash News

KRYESORE

“U squllët para Saliut”, gazetari i përgjigjet Endri Fugës: O regjisori i ERTV-së, lirinë nuk na e solli Skënderbeu yt dhe i Elisës

“U squllët para Saliut”, gazetari i përgjigjet Endri

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka thumbuar panelin e gazetarëve të cilët ishin ftuar mbrëmë në emisionin “Open” përballë ish-shefit të qeverisë Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se gazetarët u squllën për inerci para Berishës, duke ironizuar qëndrimin e gazetarëve Alfred Peza, Arjan Çani, Ervis Iljazaj dhe moderatores Eni Vasili.

Fugës i është përgjigjur gazetari Armand Maho, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale i kujton këshilltarit të Ramës, të cilin e cilëson edhe si ‘regjisori i ERTV-së’, se liria e fjalës së lirë është fituar që me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës dhe nuk e solli Edi Rama.

Reagimi i plotë:

Liria që na solli Rama!

Shih shih! Sa të mençëm e ka dhe këshilltarin gjeniu! Dmth “ mosmirsjelljen” ndaj gjeniut, dhe fjalën e lirë na e paska sjellë mesia i gjatë. He, po pa mendohu një herë mendohu për atë sjelljen e shefit o këshilltar. Për atë punën e kazanit, për atë që çdo mendim kundër e merr si personale, për të gjitha hajvanllëqet që nxjerr nga goja, për këto paketat antishpifje e më the e të thashë.

Bëhen ca si shumë. Nuk është “ mosmirsjellje” po thjeshtë mungesë respekti në radhët e medias për shefin o këshilltar, dhe jo vetëm por në të gjithë pjesën e shëndoshë të shoqërisë. Sepse me timon apo me shallvare mund t’i hedhësh hi syve pjesës së deleve por jo të gjithëve. Me atlete në këmbë dhe me papagall në duar s’mund të fshehësh dot kriminalitetin deri në qelizën më të skajshme të administratës rilindëse... Me shakatë “plot kripe” të shefit s’mund të fshehësh dot as varfërinë, as greminën na keni çuar me PPP, dhe monopolizim të gjithçkaje. Pra është thjeshtë çështje perceptimi. Lirin nuk na e solli Skënderbeu yt dhe i Elisës, por e kemi fituar që kur tërhoqëm zvarrë bustin e atij vulëhumburit në mes të sheshit! Po qe se je i vogël e se mban mend shif se ke video në yotube! Prandaj mos hajde te na shesësh leksione lirie, kur je dhe vetë fajtor për këtë gjendje që është media sot. Apo jo o regjisori i ERTV-së?!

Statusi i Endri Fugës

Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballë Saliut, jam shumë krenar që e nxorëm në pension këtë vjetërsirë komuniste! 100 herë më mirë mosmirësjellja juaj ndaj Kryeministrit të sotëm, sepse tregon se jeni krejt të lire edhe pse s’jeni hiç etike

Të fundit