Flash News

KRYESORE

U sulmua fizikisht nga pedagogu, këngëtari dorëhiqet nga puna në Fakultetin e Arteve

U sulmua fizikisht nga pedagogu, këngëtari dorëhiqet nga puna

Alban Nimani, këngëtar i grupit ‘Asgjë sikur dielli’, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Departamentit të Grafik Dizajnit në Fakultetin e Arteve, pjesë e Universitetit të Prishtinës.

Shkak për këtë vendim është bërë një përplasje fizike e Nimanit me pedagogun Mehmet Behluli.

Nimani thekson se universiteti ka rënë nën çdo nivel etik, ndaj dorëheqja e tij është parevokueshme.

Reagimi:

Te dashur miq,

Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale zotit qe jam megjithate person gjakftohte.

Ky eshte niveli me i ulet ne te cilin mund te bie nje institucion publik i edukimit, e aq me teper nje Fakultet i Arteve.

Ky institucion ka rene nen cdo nivel etik, prandaj kjo leter eshte doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve.

Mendoj se Universiteti publik i Prishtines “Hasan Prishtina” eshte pjese shume e rendesishme e ekosistemit shteteror te Kosoves dhe me dhimbje te madhe mendoj se kete ekosistem e kemi c'kerdhy, prandaj shpresoj se profesoret do t’i harrojne interesat personale dhe te mendojne dhe punojne per femijet dhe te ardhmen e ketij vendi.

Me respekt,

Alban Nimani

Të fundit