Flash News

KRYESORE

U sulmua nga 5 persona, Fero: Po të kisha pasur pistoletë, e kishin parë ata

Reperi Fero është sulmuar ditën e djeshme nga 5 persona ndërsa po dilte nga kinemaja, por falë ndërhyrjes së producentit Zap këngëtari nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i tij, Met Elshani, nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ku ka theksuar se sulmi ka qenë i organizuar dhe policia po merret me rastin.

“E vërtetë që 5 persona kanë sulmuar Feron, por falë ndërhyrjes të producentit Zap nuk ka ndodhur asgjë serioze. Domethënë nuk ka pësuar asnjë lëndim trupor. Sulmi ka qenë i organizuar dhe me rastin do të merret policia”, ka shkruar ai.

Ndërkohë vet reperi Fero ka reaguar nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’, ku është shprehur se është qëlluar veç me një grusht në fytyrë dhe se personat në fjalë kanë pasur armë. Ai gjithashtu ka thënë se po ta kishte pasur ai armën do t’i kishte qëlluar.

“Ata kanë qenë me pistoletë por kur mban pistoletë qëllohet nuk mbahet. Nëse unë do të kisha pistoletë do e kishit parë a do kisha gjuajtur apo jo. As bomba nukleare nuk më ndal”, ka thënë Fero në video.

 

Të fundit