Flash News

KRYESORE

U telefonua me avokatin në 10 të natës, flet psikologia: Xhisiela s’ kishte shenja dhune, por s'mund të them më shumë

U telefonua me avokatin në 10 të natës, flet psikologia: Xhisiela

Anjeza Kallaku është psikologia e cila bashkë me avokatin Elton Frangu janë thirrur nga ish efektivi i policisë Gentjan Çitozi në orën 10 të natës nga një oficer policie i Fushë-Krujës, që ajo të asistonte në tërheqjen e një padie dhune nga 25-vjeçarja Xhisiela Maloku.

Në një prononcim për Top Channel Anjeza Kallaku u shpreh se Gentian Çitozi e ka marrë në orën dhjetë e çerek të natës.

“Më tha që kishte një rast dhune dhe më pyeti a mund të vija për një shtetase. I thashë që isha me pushime verore, por m’u lut që të vija sepse nuk kishin mundësi që të gjenin një psikologe tjetër. Jam shoqëruar në rajon me babain tim. Në komisariat ishte Gentian Çitozi dhe një zotëri që po përfundonte dëshminë e tij. Nuk e njihja se kush ishte, më pas mora vesh që ishte ish i dashuri i vajzës. Vajza erdhi më pas”, tregon psikologia.

Psikologia thotë se nuk ka informacion se përse vajza u tërhoq nga denoncimi, të cilin e kishte dorëzuar në të njëjtën ditë, por paradite. Vajza kishte deklaruar se ishte pajtuar.

“Mua m’u bë prezent si çështje kalimtare. Thjesht që vajza ka kallzuar dhe tani po e tërheq padinë. Vajza më tha që ishte penduar. Nuk konstatova shenja frike, madje më dukej në kushte normale. E këshillova që të kishte kujdes. Nuk kishte shenja dhune, por nuk mund të them më shumë”, thekson psikologia për Top Channel.

Të fundit