Flash News

KRYESORE

U tërhoq nga gara si kandidat i BD, Kaçaj: Çfarë më rezultoi nga testi që bëra në Lezhë

U tërhoq nga gara si kandidat i BD, Kaçaj: Çfarë më

Salvador Kaçaj ish-kandidat i Bindjes Demokratike, i cili u tërhoq nga gara për Bashkinë e Lezhës , ka rrëfyer në “Top Talk” se përse e mori një vendim të tillë.

“Bëra një test në Lezhë dhe pashë që ky sistem nuk do të funksionojë . Është një pjesëmarre jo e ndershme dhe e drejtë. Pas testit pashë në terren se s’do ketë zgjedhje me 30 qershor. Demokratët nuk do të marrin pjesë në votime”, u shpreh Kaçaj.

Më tej ai u shpreh se është bërë një reformë e njëanshme para 4 vitesh sa i përket zgjedhjeve.

I pyetur më tej se kush u interesua për angazhimin e tij në BD, Kaçaj tha se ka qenë Astrit Patozi ai i cili u interesua. “Ai ka qenë ai që më ka kontaktuar, por nuk ka ndonjë rëndësi kjo. E pashë që është e  pamundur të zhvillohet kjo garë me 30 qershor”, tha më tej ai.

Të fundit