Flash News

KRYESORE

U tha se është me Kiara Titon, Butrinti "detyrohet" të publikojë fotot e vajzës që e shoqëron me pushime

Mesa duket Butrint Imeri është lodhur nga "thashethemet" e mediave se ai dhe Kiara Tito janë në një lidhje. Edhe pse Kiara vazhdimisht e ka mohuar nëpër intervista se ata të dy nuk janë bashkë, mediat sërish kanë shkruar se dyshja po kalojnë një romancë.

Disa postime që kanë bërë Butrinti dhe Kiara, bënë mediat të shkruajnë se ata po kalojnë pushimet bashkë. Ambienti dukej i njëjtë dhe kjo i përforcoi dyshimet.

Mirëpo, Butrinti nuk qenka me Kiarën, ai po kalon pushimet me një bune simpatike.

Aq sa është detyruar t`i publikojë dhe fytyrën. Ndoshta për ta qetësuar dhe atë, e cila me siguri nuk është ndjerë mirë kur është përfolur në media se Butrinti është me Kiarën.

Këngëtari ka publikuar portretin e saj të plotë, por nuk e ka zbuluar emrin e vajzës brune.

Të fundit