Flash News

KRYESORE

U tha shokëve që është homoseksual, pas talljes së tyre, 9-vjeçari vret veten

U tha shokëve që është homoseksual, pas talljes së

Një 9-vjeçar ka vrarë veten  pas ngacmimeve të shokëve të tij pasi iu tregoi që ishte homoseksual.

Nëna e 9-vjeçarit, Leia Pierce u shpreh për mediat se djali i saj, Jamel Myles, i tregoi këtë verë se ishte homoseksual. Ajo shtoi gjithashtu se Jamel donte që dhe shokët e tij të klasës ta dinin. Por pas 4 ditëve ngacmime ai vrau veten.

“Nuk e meritonte këtë. Ishte kaq i frikësuar kur më tregoi. Dhe unë i thash që e dua pavarësisht gjithçkaje. Ai më tha se edhe në shkollë do u thotë njerëzve se është homoseksual, sepse është krenar për këtë gjë", është shprehur e ëma.

Trupi i pajetë i  Jamel u gjet të enjten e kaluar në shtëpinë e tij. Sipas nënës të djalit, pak para se të bënte vetëvrasje, ai i kishte treguar motrës më të madhe se nxënësit në shkollë i kishin thënë të mbyste veten pasi u tregoi që ishte homoseksual.

 

Të fundit