Flash News

KRYESORE

U thirr nga prokurori i çështjes, babai i Kaçifas mbërrin te Krimet e Rënda, kush e shoqëron

Pak minuta më parë ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda babai i minoritarit grek, Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje nga forcat RENEA, pas shkëmbimit me armë zjarri të dielën që shkoi në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Janis Kaçifas u thirr nga prokurori i çështjes Njazi Seferi, për t’u pyetur si person që ka dijeni mbi ngjarjen e ndodhur, ku u përfshi i biri.

Ai është shoqëruar nga dy avokatë, një shqiptar dhe një grek, ndërsa të pranishme ka edhe media greke.

Nga ana tjetër, pritet që në vendin tonë të mbërrijë edhe një oficer grek, për të hetuar mbi vrasjen e 28 tetori.

Të fundit