Flash News

KRYESORE

U thonin se do fejoheshin, pastaj i trafikonin në Greqi, ja si e zbuloi policia grupin kriminal në Korçë

U thonin se do fejoheshin, pastaj i trafikonin në Greqi, ja si e zbuloi

Policia e Korçës ka vënë në pranga 7 persona, pjesë e një grupi që trafikonin vajza të mitura në Greqi, ndërsa janë vënë në kërkim tre të tjerë.

Ndër të arrestuarit është edhe një pjestar i një organizate kriminale i dënuar më parë në Greqi. Gjithashtu, gjatë operacionit të policisë është parandaluar edhe trafikimi i një të miture me qëllim shfrytëzim prostitucioni.

Grupi kriminal i mashtronte familjet e vajzave e vajzave,  me pretendimin se po fejoheshin më pas i trafikonin drejt Greqisë.

Ky grup u zbulua rastësisht ndërsa po hetoheshin për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa pas vëzhgimeve në terren nga ana e Prokurorisë është zbuluar se grupi në fjalë trafikonte vajza të mitura drejt vendit fqinj me qëllim prostitucionin.

Të arrestuarit janë:

R.L, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, (i dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale);

M.F, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq;

E.B, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec;

R.M, 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq;

E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq;

O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq;

Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

I shpallur në kërkim:

L.P, 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan;

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Të fundit