Flash News

KRYESORE

“U tmerrova në lagje!”, vogëlushi zë ngushtë Veliajn, Vejsiu ‘zbut’ situatën

“U tmerrova në lagje!”, vogëlushi zë ngushtë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë i ftuar mbrëmë në “Kurthin e Piter Pan” ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve.  Por, disa pyetje kanë vënë në siklet kryebashkiakun.

Një ndër do ishte dhe rrëfimi i Ueisit, i cili tregoi tmerrin që përjetoi kur në lagjen e tij pa një plakë që po dhunohej nga policia bashkiake pasi po shiste perimet në rrugë.

“Kalova nga lagjja ime dhe u tmerrova”, tha vogëlushi, ndërsa veliaj e pyeti, “Pse, çfarë ndodhi?”.

“Kishte ardhur një plakë e moshuar nga fshati dhe po shiste perime, ajo e shkreta ishte me këpucët e grisura. Erdhi policia e bashkisë. Plaka e vjetër iu lut policisë, ‘të keqen nëna, të keqen nëna mos mi merr perimet’”, tha vogëlushi duke shtuar se lutjet e zonjës nuk i mori parasysh policia.

Ndërsa Veliaj iu përgjigj me frazat që i përdot shpeshherë, “Sot ne kemi ndërtuar shumë tregje, njerëzit që duan të sheshin duhet të shesin në treg. Një qytet i mirë është, ku secili duhet të qëndrojë në vendin që i takon…”.

Ndërsa moderatorja Vejsiu tha se kjo ishte një pyetje e momentin dhe e mbylli këtë temë duke shtuar se policia duhet të respektohen si në gjithë botën dhe duhet t’i dëgjojmë të gjithë.

“Policia e fortë, bën një shtet të fortë. Ndaj mos ia ktheni kurrë fjalën policëve” – tha Vejsiu.

Të fundit