Flash News

KRYESORE

U vesh me fustanin e Dior, Stefano Gabbana ofendon dasmën e Chiara Ferragnit

Stilisti i njohur Stefano Gabbana ka bërë një koment aspak të përshtatshëm për blogeren Chiara Feragni. Chuiara në fundjavë kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me këngëtarin italian Fedez, një dasmë madhështore, që u përfol nga t gjithë

Për fustanet e saj të nusërisë është përkujdesur shtëpia e modës, “Christian Dior”. Por mesa duket Gabbana nuk e ka pëlqyer fustanin e saj duke e konsideruar atë të pavlerë.

Ai komentoi në një postim të “Harper’s Bazaar UK” në Instagram dhe mori shumë reagime të ashpra nga fansat. “E lirë”, komentoi ai, pa asnjë sqarim dhe kaq mjaftoi që fansat të reagonin, duke i shkruar se duhet të ndihej i turpëruar.

Një komentues i shkruan se, ai reagoi në këtë mënyrë vetëm se është i inatosur që Chiara Ferragni nuk veshi një fustan të dizajnuar prej tij.

“Jo. E gjithë dasma ishte komplet e pavlerë”, ka shkruar Gabanna.

Të fundit