Flash News

KRYESORE

U vetëdorëzua, çfarë deklaroi në polici Ajaks Boshnjaku për ngjarjen në ish-Bllok

U vetëdorëzua, çfarë deklaroi në polici Ajaks

Ajaks Boshnjaku u vetëdorëzua dje në polici pasi ishte në kërkim për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato.

Ditën e sotme, Boshnjaku ka dhënë dëshminë e tij në polici sa i takon ngjarjes. Ai është shprehur se ka qenë në lokal në momentin kur ka nisur sherri dhe se është larguar pasi ka nisur përleshja.

Për ngjarjen e ndodhur në lokalin ‘Monopol’ janë shpallur në kërkim Merviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.

 

Të fundit