Flash News

KRYESORE

U vetëofrua të merrej peng për të shpëtuar qytetarët, ndërron jetë polici francez i plagosur gjatë sulmit terrorist

U vetëofrua të merrej peng për të shpëtuar

Një polic vdiq sot pas plagëve që mori gjatë një sulmi terrorist në jug të Francës, njoftoi ministri i Brendshëm, Gerard Collomb.

“Zyrtari i xhandarmërisë , 45 vjeç kishte kërkuar  vullnetarisht të merrej peng në këmbim të civilëve”, deklaroi Collomb gjatë një postimi në Twitter.

“Franca nuk do ta harrojë kurrë heroizmin, guximin dhe sakrificën e oficerit”, shtoi Collomb.

“Ai shpëtoi jetë njerëzish dhe nderoi trupat e armatosura dhe vendin e tij”, deklaroi më herët, presidenti francez, Emmanuel Macron.

Pas sulmit terrorist numri i vdekjeve ka shkuar në katër.

Një shpërndarës droge, me sa duket i shndërruar në terrorist, qëlloi për vdekje tre persona gjatë një sulmi në jug të Francën.

Gjatë sulmit, pesë persona të tjerë mbetën të plagosur, midis të cilëve edhe oficeri i policisë, Arnaud Beltrame.

Të fundit