Flash News

KRYESORE

U vetëvar pasi doli nga burgu, kushëriri i Ardian Kallamit: U torturua fizikisht e psikologjikisht nga policia

U vetëvar pasi doli nga burgu, kushëriri i Ardian Kallamit: U torturua

Ditën e djeshme Ardian Kallami u gjet i varur nga familjarët e tij pasi u kthye nga Komisariati i Policisë së Vaut të Dejës.

Kushëriri i të ndjerit, i ka shkruar ish kryeministrit Sali berisha, ku denoncon dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar nga policia.

Denoncimi i Françesk Zefit publikuar nga Berisha:

Krim i shemtuar shteteror!

Policia dhunon, torturon dhe çon ne vetëvrasje qytetarin 48 vjeçar, Ardian Kallami! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Z, Berisha pershendetje, deshta me denancu një krim shtetnor qe ka ndodh sot ne Barbullush, ne baz dyshimesh policia arreston e keqtrajton fizikisht e psikologjikisht kushërinin tem Ardjan Kallami 48 vjeq, i randum nga dhuna ai sod u vetvra, un jam Françesk Zefi.”

Të fundit