Flash News

KRYESORE

U vetëvra në komisariat, flet babai i policit: Ishte i stresuar nga kërkesat për veting

U vetëvra në komisariat, flet babai i policit: Ishte i stresuar nga

Mëngjesin e  sotëm punonjësi i policisë, Kastriot Fafa u vetëvra me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të komisariatit të policisë së Fierit.

I ati i 46 vjeçarit  shprehet se i biri i tij ishte i stresuar shumë nga kërkesat për vettingun.

“Ka qenë shumë i ndërgjegjshëm. Vetëm se e ka ngarkuar dega, a ministria e drejtësisë andej vetëm për dokumentet e vettingut. Kërkonin ca gjëra që nuk iu takonte fare. Më thoshe mua kur ke hyrë në Greqi dhe kur ke dalë nga Greqia. Unë nuk isha në kërkim nga shteti, pse t’ia kërkonit çunit? Çunit t’i kërkonin punën që kishte si polic. Për këtë u vra çuni. Iu fiksua një budallallëk i tij dhe prandaj vrau veten. Po çuni ishte shumë i pastër. Nuk përzihej me këto gjëra. Ishim të ndarë, unë isha vetëm por unë e ndihmoja më shumë gjëra”, ka deklaruar i ati i 46-vjeçarit.

Ai këmbëngul se i biri e ka ndërmarrë aktin ekstrem pasi ishte i ngarkuar. “Vetëm është vetëvrarë nga ngarkesa e degës që ka bërë këtu. I kërkonte ca gjëra të tepruara. Çi duhej degës me pasaportat e mia se hyja në Greqi, se dilja. Unë isha pensionist, hyja e dilja ku të më donte qejfi, 2 ditë, 3 ditë, një javë, një muaj. Çuni ishte i ndarë. Vetëm kjo është, asgjë tjetër se iu ngarkua truri. Më kërkonin mua sa lekë merr pension. Ai ishte një çun që nuk përzihej me asnjëri. E donte vetë të lëvizte se çohej e ikte larg. Unë di që i bënin disa kërkesa të tepërta”, tha Shyqyri Fafaj.

Të fundit