Flash News

KRYESORE

U vidhte para futbollistëve, gjyqtari spanjoll dënohet nga Gjykata

U vidhte para futbollistëve, gjyqtari spanjoll dënohet nga Gjykata

Gjyqtari spanjoll José Alberto, është dënuar nga gjykata pasi kishte vjedhur paratë e futbollistëve në pesë qytetet spanjolle, Cea, Cartelle, Sarreaus, A Peroxa dhe San Cibrao das Viñas.

Nga maji deri në nëntor të vitit 2015, ai arriti të vjedhë nga futbollistët një shumë totale prej 1795 eurosh, derisa u kap në flagrancë dhe u detyrua të dilte para gjykatës.

Ai do të paguajë veç shumës së vjedhur edhe 2200 euro gjobë për të shmangur dënimin e caktuar nga gjykata për 9 muaj burg, sipas ligjit spanjoll.

Por vlen të theksohet se pavarësisht këtij veprimi, gjyqtari i ‘kategorisë amatore’, nuk është pezulluar nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Të fundit